Qyteti i Hell-it në Michigan me një popullsi prej vetëm 72 banorësh u ofron njerëzve mundësinë që të bëhen kryebashkiakë për një ditë apo edhe një orë. I fundit që ka marrë rolin është Jinx, një mace e adhurueshme që ka më shumë se 700,000 ndjekës në TikTok dhe 40,000 në Instagram. Macja Jinx jeton me pronaren e saj Mia, e cila e gjeti atë në vitin 2018.