Top News – E ndihmuan në çlirimin e Kurskut / Putin falenderon trupat e Koresë së Veriut
28/04/2025 11:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka falënderuar trupat e Koresë së Veriut për luftën kundër forcave ukrainase në rajonin Kurks të Rusisë, pasi të dielën, Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë se ka dislokuar trupa në Rusi. Në deklaratën e publikuar të hënën nga Kremlini, Putin vlerësoi heroizmin dhe përkushtimin e luftëtarëve koreanoveriorë, të cilët, sipas tij, “krah për krah me luftëtarët rusë mbrojtën atdheun tonë si të ishte i tyre”. Rusia tha më herët se trupat e saj kanë rimarrë plotësisht rajonin e Kurksut, që forcat ukrainase morën nën kontroll gjatë një operacioni të befasishëm vitin e kaluar. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar këtë pretendim. Zyrtarët e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Ukrainës kanë thënë se Koreja e Veriut dislokoi në Rusi vitin e kaluar 10.000-12.000 trupa, që përbën pjesëmarrjen e parë të madhe të trupave të Phenianit në një konflikt të armatosur që nga përfundimi i Luftës Koreane që u zhvillua në vitet 1950-1953. Por, Koreja e Veriut nuk kishte konfirmuar e as mohuar raportimet për dislokimin e trupave në Rusi deri këtë të hënë. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vendosi të dërgonte trupa në Rusi në bazë të traktatit të mbrojtjes së përbashkët që nënshkroi me Putinin qershorin e vitit 2024, tha përmes një deklarate Komisioni Qendror Ushtarak i Koresë së Veriut. Ky traktat – që konsiderohet se është marrëveshja më e madhe e mbrojtjes mes dy vendeve që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë – kërkon që të dyja shtetet të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse njëri prej tyre sulmohet. Në deklaratë u citua Kim të ketë thënë se dislokimi kishte për qëllim “shfarosjen dhe çrrënjosjen e pushtuesve neonazistë ukrainas dhe çlirimin e rajonit të Kurskut, në bashkëpunim me forcat e armatosura ruse”. “Ata që luftuan për drejtësinë janë të gjithë heronj dhe përfaqësues të nderit të atdheut”, tha Kim

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04