Një banesë është përfshirë nga flakët paasditen e së mërkurës në lagjen 1 maji të qytetit të Vlorës. Shkak i zjarrit ka qënë soba, ku sipas zjarrëfikseve e moshuara e kishte harruar ndezur. Nga zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale ku pothuajse e gjithë shtëpia është dëmtuar nga zjarri dhe tymi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Zjarrëfiksit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta.