Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke theksuar se ajo është përfshirë në kontrabandë armësh së bashku me bashkëshortin e saj gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Ku është kjo Xhaçka? E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën. E morët vesh apo jo? Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin. Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu. Dekalratat e kreut demokrat erdhën pasi bashkëshorti i Olta Xhaçkës, ish deputeti I PS, Artan Gaçi u paraqit këtë të enjte në SPAK.