Policia e Tiranës ka zbuluar një rast të rëndë shfrytëzimi të një të miture, 12 vjeç nga njerëzit e afërt të saj. Sipas burimeve nga uniformat e kryeqytetit, një hetim i kryer nga krimi kibernetik ka zbuluar se e mitura është abuzuar nga tezja dhe djali i hallës së saj, përkatësisht 32 dhe 29 vjeç. Që të dy këta janë arrestuar me akuzat e marrëdhënieve seksuale me të mitur, incest dhe pornografi.