Top News – E mbijetuara e shpërthimit në Ferizaj: U plagos e gjithë familja, si shpëtova unë
06/01/2021 12:17

Dhjetëra vetë mbetën të plagosur nga shpërthimi I fuqishëm I një dite më parë, në një lokal të Ferizajt. Në mesin e tyre ishin dhe të afërmit e Leonora Bekës, e cila jeton në Zvicër, por kishte ardhur të kalonte festat me familjen. Gruaja rrëfeu për mediat në Kosovë se nga ngjarja e rëndë mbetën të plagosur babai i saj, vëllai, mbesa 5 vjeçe dhe nusja që është në muajin e tretë të shtatzënisë. Leonora shpëtoi se ishte në tualet në atë moment. I vëllai, në gjendje më të rëndë, është në listën e personave që do të dërgohen për kurim jashtë vendit. “Nusja ka plagë në këmbë e duar. Unë shpëtova krejt rastësisht, vetëm flokët më janë djegur pak. Nusja është në shtatzëni, por fëmija është mirë. Ajo I mban mend të gjitha, vetëm se nuk e di që do t’i dërgojnë në Turqi. Duhet t’i përgatisim për këtë. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. 90% është e sigurt që kanë për ta dërguar sot, vëllai im është në atë listë, babai ka për të qëndruar këtu. Unë jetoj në Zvicër, dola me babanë, motrat, vëllezërit për të ngrënë të gjithë bashkë një drekë”, tha Leonora. Si pasojë e shpërthimit në restorantin “Steakhouse”, në lagjen “Village” të Ferizajt u plagosën 44 persona. Të gjithë të lënduarit janë klientë dhe pjesëtarë të stafit të restorantit dhe ndodheshin në ambientet e brendshme të tij kur shpërtheu bombola e gazit.

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44