Ofertuesi i vetëm për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano u tërhoq nga gara dhe procedura e tenderimit u anulua. Sipas ministrit të infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaçi motivet e kësaj tërheqje lidhen vetëm me kostot e shtuara të ndërtimit. Karakaçi: “Në fakt është bërë dhe publike, tërheqja e ofertuesit në këtë garë. Kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte mbetur në këtë garë, me një arsye krejtësisht ekonomike, për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës, ka një rritje të kostove të ndërtimit në përgjithësi dhe patjetër ofertuesi ka bërë një tërheqje duke u justifikuar me arsye ekonomike.” Sa i takon mesazhit që ka mbërritur në postën elektronike të qeverisë nga përfaqësues të dhomës amerikane të tregtisë, ku kritikohej projekti i porto romanos, Karkaçi dha këtë koment.