Ivanka Trump ka ndarë detaje të reja mbi projektin turistik që ajo dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po zhvillojnë në ishullin e Sazanit, duke e cilësuar zonën si një nga vendet më të veçanta që ka vizituar ndonjëherë. Gjatë një interviste në podcastin e David Senra-s, ajo tregoi se projekti nuk përfshin vetëm ishullin e Sazanit, por edhe territorin bregdetar përballë tij.