Madonna ka falënderuar familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre pasi u shtrua në spital muajin e kaluar me një infeksion të rëndë bakterial. Ajo shtoi se ishte e lumtur që është gjallë. Këngëtarja më parë tha se ishte “në rrugën e rikuperimit” pasi kaloi disa ditë në terapi intensive. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, asaj iu desh të shtynte turneun e saj shtatë mujor botëror. “Dashuria për familjen dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi ajo në Instagram, duke shtuar se kujdesi për fëmijët e saj ishte “ajo që kishte rëndësi”.