Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë martesën dhe ribashkimin pas shumë vitesh në krah të njëri-tjetrit. Këngëtarja e famshme se fundmi ka folur edhe për marrëdhënien e fëmijëve të saj Emme dhe Max me aktorin. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj është një baba i mrekullueshëm dhe se fëmijët e saj, që i ka me ish-burrin Marc Anthony, e duan shumë Ben Affleck.