Erjon Marini alias Xhevair Gashi, pronari i një vile trekatëshe në fshatin Dërmënas të Fierit, u arrestua nga policia, pasi 5 dhomat e njërit kat, i kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Policia e Fierit kishte marrë informacione se një vilë në fshatin Dërmënas kultivohej bimë narkotike. Për pasojë, në vilën e shtetasit Erjon Marini alias Xhevair Gashi, u gjetën 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 5 ambientet e banesës. Të gjitha këto, u sekuestruan nga policia, nën cilësinë e provave materiale dhe do të përdoren për si prova për hetimin e cështjes.