Një makinë 1 milion dollarëshe e tipit “McLaren P1” ka mbetur e zhytur në rrugët e lagjes Naples në Florida për shkak të uraganit lan , i cili prej 2 ditësh ka goditur shtetin amerikan me gjithë furinë duke shkaktuar dëme kolosale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i makinës luksoze me ngjyrë të verdhë, i quajtur Ernie duke ndarë në rrjetet sociale foto ku duken mes të tjerash dhe pasojat katastrofike në zonë. Gjatë kohës së reshjeve makina kishte qënë në garazh dhe rritja e nivelit të ujit ka bërë që makina të dilte jashtë derës së garazhit.