Top News – E kërcënoi me sanksione/ Bjellorusia mbyll ambasadën në Kanada
26/05/2021 12:17

Bjellorusia ka njoftuar më 25 maj se do ta mbyllë ambasadën e saj në Kanada, pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dënuar devijimin e detyruar të një aeroplani dhe arrestimin e një gazetari të njohur bjellorus, duke thënë se sanksionet e mundshme janë në tavolinën e negocimit. Në faqen e saj online, ambasada në Otava ka thënë se do të mbyllet nga 1 shtatori dhe do të ndalë shërbimet konsullore prej 10 korrikut, pas një “bashkëpunimi përfitues për të dyja palët” për 24 vjet. I ngarkuari me punë në Kanada Evgeny Russak, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se vendimi “nuk ka qenë spontan” dhe është bërë në bazë të një analize për “ndikimin praktik të kontakteve tona bilaterale”. Përgjatë një konference për media, Trudea e ka konsideruar “të paligjshme dhe totalisht të papranueshme” ndërrimin e drejtimit të një fluturimi të kompanisë Ryanair dhe arrestimin e gazetarit Roman Protasevich. Ai po ashtu ka thënë se Kanadaja do të analizojë nëse do të shtojë sanksionet ndaj regjimit të liderit autoritar Aleksander Lukashenko. Duke ndjekur vendimet e shteteve tjera, Kandaja po ashtu ka këshilluar kompanitë ajrore kanadeze që të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse, për shkak të shqetësimeve për siguri. Në koordinim me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja ka sanksionuar zyrtarë bjellorusë pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme në gusht të vitit të kaluar.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB