Një ngjarje e rëndë ka ndodhi këtë të mërkurë në Belsh ku një 65-vjeçare humbi jetën pasi u kafshua në këmbë nga qeni I komshinjve të saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çërragë, ndërsa 65-vjeçarja u dërgua drejt spitalit të Lushnjës, ku rreth orës 13:30 ndërroi jetë në sallën e reanimacionit ndërsa mjekët përpiqeshin ta mbanin gjallë. Pavarësisht përpjekjeve ajo nuk mbijetoi. Sipas informacionit nga spitali i Lushnjes, qeni e kishte kafshuar në arterien femorale duke bërë që ajo të humbiste shumë gjak. Lidhur me rastin policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit te qenit.