Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Dibër ku për shkak të kohës së keqe, një i moshuar ka humbur jetën. 70-vjeçari është goditur nga rrufeja në bjeshkët e Gramës, si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në Dibër teksa i moshuari me iniciale R.K., rreth 70 vjeç, ka qenë duke kullotur bagëtitë.