Shumë qytetet të vendit, përfshirë edhe Tiranën, janë përfshirë nga mjegulla e dendur. Që prej mbrëmjes të së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes, Tirana, Fieri, dhe Fushë Kruja janë përfshirë nga mjegulla. Kjo ka shkatuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Mjegulla e dendur ka pushtuar rrugën nga Thuma deri në Tapizë, autostradën Fushë-Krujë-Laç si edhe aksin Fushë Krujë-Rinas dhe Tiranë.