Top News – E gjithë Italia ‘zonë e verdhë’/ Ekspertët parashikojnë rritje të infektimeve
01/02/2021 19:03

Zbutja e kufizimeve të koronavirusit në itali, nga e hëna, ka shtuar shqetësimet me ekspertët që parashikojnë një rritje të infektimeve gjatë javëve të ardhshme. 16 nga 20 rajonet italiane klasifikohen tani si zona të verdha, me rrezik të ulët, cka do të thotë që baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 18.00 dhe njerëzit mund të udhëtojnë më lirshëm brenda rajoneve të tyre. Katër rajonet e mbetura, mes të cilave Umbria, Sicilia, Pulia dhe Sardenja, klasifikohen si zona portokalli, me më shumë rregulla, bashkë me provincën autonome të Bolzanos. Ndalim qarkullimi nga ora 22.00 deri në 5 të mëngjesit mbetet në fuqi në të gjithë vendin ashtu si edhe ndalimi i udhëtimeve ndër rajonale me përjashtim të rasteve për punë dhe emergjenca. Shkollat fillore dhe kopshtet në itali u rihapën më herët në janar ndërsa nga e hëna 50 për qind e nxënësve të gjimnazit në të gjithë rajonet, përvec sicilisë, u rikthyen në klasa. Valter Ricciardi, një shkencëtar që këshillon ministrinë e shëndetësisë, tha se ndërsa izolimi si ai i pranverës së shkuar nuk është i nevojshëm, ai do të preferonte që i gjithë vendi të ishte nën kufizimet më të rrepta të zonës së kuqe. Ekspertët janë të shqetësuar pasi kanë parë imazhet e turmave të njerëzve në dyqane dhe qendra tregtare gjatë fundjavës. Ricardi parashikon se zbutja e kufizimeve do të cojë në një rritje të infektimeve brenda dy apo tre javëve. Trendi i kësaj pandemie tani është i parashikueshëm – tha ai. është e rëndësishme të evitohen tubimet por unë shoh që sugjerimet e thjeshta nuk janë të mjaftueshme. Qeveria ka qenë nën presion për të zbutur kufizimet nga ana e bizneseve ndërsa mësuesit dhe nxënësit në itali kanë protestuar kundër mësimit online.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB