Top News/ E gjithë Evropa në ushtri / Gjermania po zgjedh modelin e shërbimit të detyrueshëm
12/05/2024 13:33

Në gjermani, është ndezur prej muajsh debati për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundesëehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim. Aktualisht ai është duke testuar modele të ndryshme, duke përfshirë modelin suedez. Suedia e pezulloi shërbimin ushtarak në vitin 2010, por e rifuti atë shtatë vjet më vonë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Që atëherë, të gjithë 18-vjeçarët duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë formularin e duhur online. Disa prej tyre janë ftuar për një ekzaminim mjekësor. Por në fund, vetëm rreth pesë deri në dhjetë për qind të burrave dhe grave të paraqitur, përfundojnë vërtet në shërbim ushtarak. Rekrutohen vetëm ata që janë gati të dalin vullnetarë për shërbimin ushtarak. Prandaj, vetë shërbimi ushtarak është de facto vullnetar. Në Danimarkë ekziston edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak nga mosha 18 vjeçare, por deri tani vetëm për meshkujt. Gratë duhet të rekrutohen nga viti 2026. Në Norvegji, që nga viti 2016, si burrat ashtu edhe gratë duhet të paraqiten për regjistrim, ku vlerësohet nga ana mjekësore përshtatshmëria e tyre për ushtrinë. Por edhe në këtë vend skandinav, në fund të fundit, vetëm një pjesë e atyre që regjistrohen thirren vërtet në ushtri. Pavarësisht shumë argumenteve, Austria nuk hoqi dorë kurrë nga shërbimi ushtarak. Burrat nga mosha 18 deri në 35 vjeç thirren në forcat e armatosura vetëm për gjashtë muaj në shërbimin bazë ushtarak, me kusht që paraprakisht të jenë të aftë. Në Kroaci, shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe u fut shërbimi vullnetar. Megjithatë, për shkak të rënies së pjesëmarrjes, prej disa kohësh po diskutohet me zë të lartë mundësia e rikthimit të një lloj shërbimi ushtarak. Letonia gjithashtu rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar. Ndërsa nga ky vit do të rekrutohen të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 27 vjeç. Shërbimi është planifikuar të zgjasë njëmbëdhjetë muaj. Letonia është një nga tre vendet e NATO-s në kufi me Rusinë. Dy të tjerat, Estonia dhe Finlanda, nuk e hoqën kurrë rekrutimin. Ukraina rifuti rekrutimin menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ai vlen për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 26 vjeç. Lituania gjithashtu rifuti rekrutimin në vitin 2015, pasi ai u hoq disa vite më parë. Rreth 3.500 qytetarë do të mobilizohen çdo vit. Në Greqi, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 45 vjeç janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. Turqia ka një veçori: rekrutët mund të shkurtojnë kohën e tyre në ushtri me katër javë për një tarifë prej rreth 5.000 euro. Në përgjithësi, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet për të gjithë meshkujt nga mosha 20 deri në 41 vjeç dhe zgjat të paktën gjashtë muaj. Kush i shmanget shërbimit merr gjobë ose shkon në burg.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55