Top News – E gjithë Evropa bëhet bashkë! / ’Luftë’ me flakët në Francë, zjarret jashtë kontrollit
12/08/2022 14:36

Zjarrfikësit nga e mbarë Evropa kanë filluar të arrijnë në Francë për të ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të pakontrollueshme. Franca po përballet me zjarre të mëdha vecanërisht në pyjet në jugperëndim të vendit. Brigada e zjarrfikësve nga rajoni francez Zhironde, tha se gjatë natës kanë arritur të kufizojnë përhapjen e zjarreve pyjore, për shkak se ka pasur pak erë. Por, kushtet atmosferike për vënien nën kontroll të zjarreve ende janë “të pafavorshme" për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë. Që nga e dita e martë, zjarret në rajonet Zhironde dhe Landes kanë shkatërruar mbi 74 kilometra katrorë. Për shkak të zjarreve, të paktën 10.000 persona janë evakuuar nga këto dy rajone. Mbi 360 zjarrfikës dhe 100 makina të specializuara janë dërguar në Francë nga Gjermania, Rumania, Polonia dhe Austria. Ata do t’iu bashkohen mbi 1.000 zjarrfikësve francezë të cilët po luftojnë me zjarret pyjore. Greqia po ashtu ka njoftuar se do të dërgojë dy avionë për shuarjen e zjarreve. Po ashtu, Suedia ka dërguar dy avionë për shuarjen e disa vatrave të zjarrit në rajonin Bretanjë në perëndim të Francës.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04