Shkatërrimi i sistemeve ruse të artilerisë dhe mjeteve të blinduara nga ana e Ukrainës, me dronët e saj turq Bayraktar TB2, e ka bërë të gjithë botën kliente të kompanisë – thotë projektuesi i tyre. Selcuk Bayraktar, që udhëheq kompaninë nga stambolli Baykar, bashkë me të vëllanë, thotë se dronët kanë treguar se si teknologjia po revolucionarizon luftën moderne.