Gjykata e Apelit të Posaccëm ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë ndaj Gentian Malindit, i akuzuar si porositës i 137kg kokainë nga Ekuadori. Malindi u dënua me 13 vite burg në total për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dënim ky që u ul në 8.8 vite burg, për shkak se është përfitues I gjykimit të shkurtuar.