Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të se SHBA-të po “flet me njerëzit e duhur” pwr çwshtjen e Iranit: “Ne po flasim me njerëzit e duhur në Iran dhe ata duan me dëshpërim të arrijnë një marrëveshje”, tha presidenti Amerikan ndwrsa shtoi se: “Në Iran, kemi qenë dëshmitarë të një ndryshimi të vërtetë të regjimit. Ne e fituam luftën. Është një ndryshim regjimi sepse udhëheqësit janë të gjithë shumë të ndryshëm nga ata me të cilët filluam, por unë nuk i besoj askujt”. Ndërkohë, SHBA-të po e vlerësojnë kryetarin e parlamentit të Teheran, Mohammad Bagher Ghalibaf, si një partner të mundshëm për dialog dhe madje si udhëheqës të ardhshëm të vendit. Nga ana tjetwr gjatw deklaratws sw mbajtur, kreu i shtwpisw sw Bardhw konfirmoi se Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner po marrin pjesë në negociata. Megjithatë, mbetet e paqartë se me kë po negociojnë, ashtu si edhe përmbajtja e negociatave apo ndonjë qartësi se sa larg kanë shkuar ato. Trump gjithashtu nuk e ka specifikuar deri më tani publikisht se çfarë saktësisht dëshiron nga iranianët sa i përket lëshimeve, përveç një angazhimi të vendosur - të cilin ai thotë se SHBA-të e kanë - se Irani do të braktisë programin e tij të armëve bërthamore.