Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit pasi u akuzuan për përdhunimin e dy motrave një prej tyre e mitur. Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka caktuar masat e sigurisë për Andon Shoshari, 20-vjeçar, dhe Ardit Nano, 33-vjeçar, të dy të banuar në Berat. Ndaj tyre u vendos masa e sigurisë arrest me burg për një periudhë prej 40 ditësh, deri në arritjen zyrtare të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore mbi rastin.