U zhvillua këtë të martë në Tiranë ankandi i parë u bursës energjitike shqiptare, ALPEX. Bursa e ngritur në Tiranë është e dyta në rajon, pas asaj të Serbisë dhe do të shërbejë edhe për tregun e Kosovës. Në ceremoninë e hapjes së bursës, zv.Kryeministrja dhe ministrja e energjisë, Belinda Balluku kërkoi nga prodhuesit privatë të energjisë që t’i besojnë sistemit dhe funksionimit të tij, pasi përmbush të gjitha parametrat teknikë të bursave europiane.