Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit organizuan takimin konsultativ për diskutimin e ndryshimeve në ligjin për të drejtën e informimit. Ndër ndryshimet kryesore në këtë projektligj është përfshirja dhe zgjerimi i kompetencave të Komisionerit në fushën e të drejtës për informim, Një nga çështjet më të rëndësishme që është adresuar në këtë dokument, është përcaktimi i saktë dhe konkret i përgjegjësisë për mospërmbushjen e dispozitave të legjislacionit për të drejtën e informimit.