Top News/ E drejta për azil, armë lufte / Përplasje në Poloni për ligjin e ri të emigracionit
17/10/2024 12:20

"Nëse një person kalon ilegalisht kufirin polak pasi është sjellë atje nga shërbimet bjelloruse, nëse ky është një element i luftës hibride, rojet kufitare polake nuk janë të detyruara të pranojnë kërkesat për azil të këtyre njerëzve". Ky është teksti i ligjit të planifikuar nga kryeministri i Polonisë Donald Tusk. Këtë fundjavë, ai njoftoi gjatë një kongresi të partisë së tij, se vendi i tij po shqyrtonte pezullimin e përkohshëm të së drejtës për azil. Për Tusk, pezullimi i së drejtës për azil në kufi është një masë e përshtatshme për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit nga Bjellorusia. Ai akuzon Bjellorusinë dhe Rusinë se kanë sjellë refugjatë nga Azia dhe Afrika në Bjellorusi dhe se po përpiqen t'i sjellin ata në Poloni për të destabilizuar vendin. E drejta për azil po përdoret në "këtë luftë" dhe nuk ka të bëjë fare me të drejtat e njeriut, tha Tusk-u. Megjithatë, duket se gjatë mbledhjes së kabinetit u shfaqën tensione midis partnerëve të koalicionit të qendrës së majtë të Tuskut mbi çështjen e azilit. Katër ministra të aleancës së majtë Leëica thanë se besonin se ishte e nevojshme të ashpërsoheshin procedurat për emigrantët e paligjshëm, por nuk duan që elementë të tillë si pezullimi i së drejtës për azil të kthehen në strategji. Komisioni Evropian dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur gjithashtu rezerva për ligjin e planifikuar. Edhe BE e akuzon presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatin e tij, liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, për sjelljen e emigrantëve nga rajonet e krizës në kufirin e jashtëm të BE në formë të organizuar në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi Perëndimin.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48