Partia Popullore Konservatore në Spanjë , e cila kryeson në të gjitha sondazhet, po shkon drejt një marrëveshjeje me të djathtën ekstreme për të arritur një shumicë parlamentare përpara zgjedhjeve të së dielës. Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë janë thirrur për t’u mbajtur këtë fundjavë, pasi koalicioni i udhëhequr nga socialisti Pedro Sanchez u mund të zgjedhjet rajonale pak javë më parë. Rezultati i zgjedhjeve lokale tregoi dominimin e ardhshëm të Partisë Popullore konservatore, me liderin e saj të ri, Alberto Nunez Feijo.