Presidenti amerikan donald Trump tha se SHBA e di “saktësisht” se ku është fshehur udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, por po e lënë të jetojë “për momentin”, ndërsa burime izraelite dhe amerikane thonë se komandanti i përgjithshëm po shqyrton me kujdes nëse do të kryejë sulme ushtarake në objektet bërthamore të Teheranit. Dhe bota vazhdon të presë për vendimin e tij.