Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, ku makina e tipit "Benz", e cila drejtohej nga shoferi me iniciale I. B. është përplasur me makinën tip "Volkswagen Golf", e cila drejtohej nga shoferi me iniciale N. B. Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinën tip "Volkswagen Golf".