“Një ditë para ngjarjes e kam goditur, por s’e kam dhunuar sistematikisht”. Kështu është shprehur para gjykatës Eraldo Fizi, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktimin e vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj. Fizi ka pranuar se ka pasur një debat me 25-vjeçaren dhe se e ka goditur një ditë para ngjarjes, por ka mohuar ta ketë dhunuar në mënyrë sistematike, ndërsa ka theksuar se është I gatshëm të përballet me pasojat.