Reperi amerikan, Snoop Dog, promovuesi më i hershëm dhe më i madh për legalizimin e kultivimit dhe të konsumit të hashashit ka tronditur fansat me postimin e bërë në rrjetet sociale ku njoftoi se kishte hequr dorë nga tymosja. I bërë i famshëm jo vetëm për këngët e tij, por edhe për videoklipet, ku shfaqet thuajse gjithmonë me cigare hashashi në dorë, këngëtari amerikan thotë se këtë vendim e ka marrë pas konsultimit me anëtarët e tjerë të familjes.