Shqipëria ka mbyllur tre kapitujt e parë të negociatave. Në konferencën e nëntë ndërqeverituare me BE, u dha drita jeshile për Kapitullin 25 – Kërkimi Shkencor, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullin 31 – Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri Edi Rama tha se rezultatet po flasin ndërsa theksoi se më në fund Shqipëria po ndërtohet si një vend anëtar I Unionit. Ndërkohë nga ana tjetër komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria po bën reforma thelbësore.