Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Gjirokastër ka pezulluar nga detyra efektivin e policisë me iniciale Th.M, pasi ka prishur provat në një vendngjarje aksidenti. Polici ka kryer veprime të kundraligishme duke shpërdoruar detyrën për të larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran Përmet, duke prishur provat.