Në fjalën përuruese të themelimit të Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama ngriti në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump shqetësimin e padrejtësisë së madhe që po u bëhet udhëheqësve të UÇK në Hagë. Rama i kujtoi Trump se Hashim Thaçi u ndalua brutalisht nga Jack Smith, i njëjti prokuror që ka hetuar edhe Donald Trump në kohën kur Thaçi, në atë kohë President i Kosovës do të nënshkruante në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje paqeje përfundimtare.