Është zhvilluar këtë të martë seanca e radhës gjyqësore për çështjen ‘Babale’, ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi. Deputeti Salianji ka kërkuar përjashtimin e relatores së çështjes Etlira Petri, qëndrim ky i mbajtur edhe nga avokati i gazetarit Olldashi, Endrit Sefa. Ndërkohë qëndrimin e tij Salianji e bëri publik për median pas daljes nga seanca.