Policia e Lezhës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga një person, i cili qarkullonte me armë me fishek në fole, gati për qitje. 39 vjecari Arben Leka u arrestua në kuadër të operacionit të koduar Reagimi nga forcat e posacme shqiponja, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë.