Top News – Dyshime për shëndetin e Putinit / Nga aludimet për kancer te thashethemet për parkinson
28/09/2025 16:19

Gjendja fizike e Vladimir Putin mbetet e mbuluar nga misteri. Thashethemet rreth problemeve të dyshuara shëndetësore të presidentit rus kanë qarkulluar për vite me radhë, të nxitura nga hetimet gazetareske, spekulimet në mediat sociale dhe deklaratat e udhëheqësve politikë, por gjithmonë të shoqëruara nga heshtja ose mohimet zyrtare nga Kremlini. Këto dyshime u rikthyen së fundmi në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së tij në paradën ushtarake të 3 shtatorit në Pekin, por ishin ngritur tashmë më herët nga disa gazeta në të gjithë botën. Historia më e detajuar daton që nga viti 2022, kur media e pavarur Proekt raportoi praninë e vazhdueshme të mjekëve të specializuar, përfshirë një onkolog dhe dy specialistë të ORL-së, në udhëtimet e presidentit rus. Regjistrat e fluturimeve treguan dhjetëra vizita mes viteve 2017 dhe 2021, duke nxitur hipotezën e kancerit të tiroides. Po atë vit, Neësëeek raportoi një operacion për të hequr një tumor të avancuar, një pretendim që megjithatë u mohua nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Në nëntor, pasi u publikua një video që tregonte Putinin duke u përpjekur të mbante duart pa lëvizur, zyrtari ukrainas Anton Gerashenko foli për sëmundjen e Parkinsonit. Gjatë asaj periudhe, presidenti rus kishte qenë larg kamerave për dy javë dhe Kremlini tha se ai po i nënshtrohej kontrolleve rutinë. Vëzhgime të tjera kishin të bënin me shikimin e tij: në një video të janarit, Putin lexoi një fjalim me shkronja jashtëzakonisht të mëdha. Dyshime të reja ndërkohë lindën pas pardës së pekinit. Massimo D'Alema, ish kryeministër i italisë në vitet 1998-2000, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, i tha Corriere della Seras se e pa Putinin "shumë të lodhur", duke u mbështetur tek dy persona ndërsa ecte. Në një bisedë me Xi Jinping, vetë udhëheqësi rus kishte trajtuar temën e jetëgjatësisë, duke pretenduar se bioteknologjia mund t'u lejojë njerëzve të jetojnë deri në 150 vjet. Spekulimet kanë arritur deri në pikën sa përfshijnë edhe mundësinë e përdorimit të sozive, një mundësi e përmendur shpesh kjo nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në mars tha: “Putini do të vdesë së shpejti dhe kjo luftë do të mbarojë”.

Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28