Top News – Dyshime për manipulim votash/ Ramush Haradinaj kërkon rinumërimin
11/03/2021 15:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj ka kërkuar të enjten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe dënimin e keqpërdorueseve të votave. Ai u ka thënë mediave se AAK-ja është e shqetësuar me keqpërdorimet e votave, që kanë ndodhur në disa raste nga komisionerë, të cilët i ka konsideruar të papërgjegjshëm. “Kërkojmë nga organet e rëndit, ligjit dhe hetuesisë që kriminelet e votës të të gjitha partive të përfundojnë në burg. Ne nuk kontestojmë rezultatin e zgjedhjeve, nuk e di pse dikush duhet të jetë kundër rinumërimit” Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, Meliza Haradinaj-Stublla të martën, më 9 mars, ka thënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se “ dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, por ajo nuk beson se ka arsye për rinumërim total të votave”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli më 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 vende në legjislaturën e re. Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 vende në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë deputetë.

Top Channel/ Mish i skaduar drejt Kosovës, Mali i Zi bllokon mbi 20 tonë
25/09 23:06
Top News – Në bllok kundër Hagës. Kuvendi i Kosovës kërkon veprime urgjente
25/09 19:20
Top News- ‘Zbaton verbërisht urdhrat e Kurtit’/ Prag zgjedhjesh, Vuçiç akuza ministrit Rashiç
25/09 18:40
Top News- Kushtetuesja e konsideroi legjitime/ Ambasada Amerikane: Presim bashkëpunim me Qeverinë
25/09 14:44
Top News- Si u vra heroi Afrim Bunjaku / Dalin pamjet e nisjes së sulmit të serbëve në Banjskë
25/09 13:38
Top News- Vizitat në paraburgim tek Thaçi/ Haga lehtëson kufizimet, disa persona mbeten të ndaluar
24/09 15:43
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 15:16
Top Channel/ Tre vjet nga sulmi në Banjskë. Vendoset përmendore për rreshterin Afrim Bunjaku
24/09 12:51
Top Channel/ Nga bllokimi i rrugës me kamionë, tek tërheqja në male: Si ndodhi sulmi i Banjskës!
24/09 12:17
Top News- Tre vite nga sulmi në Banjskë/ Britania mesazh Serbisë: Radoiçiç të shkojë para drejtësisë
24/09 10:33
Top Channel/ Kushtetuesja konfirmon qeverinë! Kosovë, afat deri më 6 tetor për presidentit
23/09 20:04
Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54