Pas lajmërimit të ekspertëve britanikë për grupimet e njerëzve deri në 6 persona, bregdeti dhe parqet e Anglisë janë tejmbushur me pushues të cilët kanë shfrytëzuar rritjet e temperaturave. Britanikët kanë bërë thirrje, që të mos e prishin rregullin e mbajtur deri më tani. Ata paralajmëruan për një rritje të numrit të infektimeve me koronavirus, pas dyndjeve që kanë parë parqet ditën më të nxehtë të Marsit.