E gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek Partia Demokratike, konflikti me Bashës e Berishës se cili prej tyre do të jetë në krye të partisë. Shumë gjëra janë thënë gjatë këtyre ditëve dhe po aq shumë nuk dihen ende. Personazhe të politikës që e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre pro Bashës mohojnë kategorikisht blindimin e dyerve edhe pse u tradhtuan jo pak nga fotot që dolën mbrëmë në thuajse të gjitha mediat.