Policia ka arrestuar urdhëruesin e dy vrasjeve të ndodhura gjatë muajit korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, ku u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe disa ditë më pas Regis Runaj. Sipas njoftimit të policisë ëshë dokumentuar se Erion Alibej është porositësi I dy vrasjeve. Gjithashtu, burime për Top News bëjne me dije se dyshohet se Alibej është edhe urdhëruesi I vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, që u ekzekutua të enjten në mëngjes në Elbasan.