23 persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim, si rezultat I fazës së dytë të megaoperacionit të policisë së Korçës, të koduar ‘Knock Doën 2’. Të dhënat u bënë publike për mediet nga Drejtori I Policisë Korçës, Gjovalin Loka, I cili theksoi se janë sekuestruar para, drogë e municion.