Situata pandemike duket se po rëndohet sërish, ndërsa kjo e hënë shënoi dy viktima, përkatësisht të moshave 59 dhe 93 vjec. Rritja e menjëhershme e infektimeve, pikërisht sapo filloi sezoni veror, dyshohet se erdhi për shkak të kontakteve të vazdhueshme me njerëzit, ardhjes së turistëve në vendin tonë, por edhe si pasojë e neglizhenës së vaksnimit. Vetëm në harkun kohorë të 24 orëve të fundit, në vendin tonë u shënuan 147 raste të reja, nga 442 testime të kryera.