Tre aksidente me pasojë dy persona të vdekur dhe katër të plagosur u shënuan këtë të martë në vendin tonë, konkretisht në Fushë Krujë, Elbasan dhe Vlorë. Një 55 vjecar u aksidentua për vdekje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi te Ura Gjoles. Pëllumb Stafuka, po qarkullonte me bicikletë në këtë aks, kur një 19 vjecar me iniciale AK e përplasi me automjet. 55 vjecari ndërroi jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje.