Dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” për vrasjen e Indrit Ndojit në Fushë-Krujë. Dy vëllëzërit dolën këtë të hënë para gjykatës së Krujës, ku u njohën me masën e sigurisë për 60 ditë. Indrit Ndoji u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë. Trupi u gjet pas orës 08.00 të mëngjesit të premten, 21 tetor, ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.