Policia italiane ka sekuestruar dy tonë kokainë me një vlerë mbi 400 milionë euro në treg. Lënda narkotike ishte braktisur nga trafikantët në brigjet lindore të Siçilisë. Ajo ishte duke lundruar në det e ndarë në rreth 70 qese plastike në momentin që u rekuperua nga Guardia Di Finanza e Mesinës.