Erzen Uka dhe Julian Cumrraku, dy të arrestuarit mbrëmjen e së hënës në një operacion të gjatë dhe që alarmoi policinë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit nuk akuzohen për terrorizëm, të paktën për momentin. Uka dhe Cumrraku dolën këtë të enjte para Gjykatës së Shkodrës, ku iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg.