Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit kanë protestuar këtë të martë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kërkuar intensifikimin e kërkimeve për gjetjen e dy të afërmeve të tyre. Pas takimit të 3 prej familjarëve me Drejtorin e Përgjithshëm, ata deklaruan se kishin marrë garanci se hetimet janë në rrugë të mbarë.