Dy persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Një grua e moshuar u gjet pa jetë në breg të detit, në lagjen 13, ndërsa një 42-vjeçar u gjet pa jetë në banesën e tij në lagjen 18 të qytetit. Policia po heton mbi rastet, ndërsa paraprakisht thotë se vdekja e tyre është natyrale.