Dy të rinj grabitën një supermarket në Vlorë, ndërsa ky rast sa vjen e përsëritet. Pamjet filmike tregojnë momentin kur dy personat marrin fshehurazi produkte në raftet e supermarketit dhe i fshehin ato poshtë bluzës. Policia po heton rastin, me qëllim kapjen e dy të rinjve.